Ku do ishim ne,
Po t’më doje pak?
Ikja jote e fshehur
Më la plagë.
Ku do ishim ne,
Po t’më kishe fal’
Sikur dhe një grimcë dashni,
Më fal…
Mbaj,
Lotët do t’i mbaj.
Ku do jesh ti nesër?
Unë në një botë tjetër.
Mbaj,
Lotët do t’i mbaj.
Ku do jesh ti nesër?
Po unë nesër?
Me një tjetër…
Thirrëm dhe një herë
Shpirtin t’ma mbash gjallë,
Se netët pa ty vrasin ngadalë.
Thirrëm dhe një herë
Zërin ta ndiej pranë,
Pastaj le të shuhem nëpër valë.
Mbaj,
Lotët do t’i mbaj.
Ku do jesh ti nesër?
Unë në një botë tjetër.
Mbaj,
Lotët do t’i mbaj.
Ku do jesh ti nesër?
Po unë nesër?
Me një tjetër…