Petro Fejza – i pabes

Vlerësimi mesatar / 5. Totali i votave:

Asnjë votë deri tani! Bëhu i pari që e vlerëson këtë këngë.

Lyrics

T’i doja,
Unë t’i doja,
Edhe t’metat që i ke.
Tani kot marr frymë mbi dhe.

Të doja, edhe pse gaboja.
Vujtja m’u kthy’ në melodi.
Veç ajo,
Ajo s’më le n’vetmi.

I pashpirt,
Ti më the para se me shku’,
Fjalet sikur thikë m’i ngul.

Humba gjithçka,
Për një nat’.
Ta dish se të dua shumë
Dhe pse n’zemrën tënde s’jam i ftum’.

Sa i pavlerë,
Sa i pabes’ ,
U tregova, e pësova,
Aty ku më shumë dhemb.

Sa i pavlerë,
Sa i pabes’,
S’meritoj unë asnjë copë, jo,
Asnjë copë dashni në jetë.

E di ke pa’,
Ndoshta më mirë ke pa’,
Thuj’ krejt ça mban,
Fol veç ti, unë s’mundem më të flas.

Kët’ faj, ti hidhma, hidhma n’krahë,
Ti hidhma se e mbaj.
S’dua t’bëhem i asaj, po…

Pa ty do rri n’vetmi.
I pashpirt,
Ti më the para se me shku’,
Fjalët sikur thikë m’i ngul.

Humba gjithçka,
Për një nat’.
Ta dish se të dua shumë
Dhe pse n’zemrën tënde s’jam i ftum’.

Sa i pavlerë,
Sa i pabes’ ,
U tregova, e pësova,
Aty ku më shumë dhemb.

Sa i pavlerë,
Sa i pabes’,
S’meritoj unë asnjë copë, jo,
Asnjë copë dashni në jetë.

New Artist 2026