Blerina Shera – Një fillim i ri

Vlerësimi mesatar / 5. Totali i votave:

Asnjë votë deri tani! Bëhu i pari që e vlerëson këtë këngë.

Lyrics

Herët k’të mëngjes,
Hapa sytë, por ti nuk ishe më këtu.
Jashtë po bie shi,
E mendimet larg më shkojnë.

E tash’, me lindjen e diellit uroja
trishtimin ta largoja.
Çdo dhimbje të harroja.

Se çdo ditë që po jetoja,
Syt e mi më s’po kuptoja.
E në heshtjen e natës,
Dorën tënde më s’kërkoj.

Si do ishte jeta jonë?
Si do ishim unë, e ti?
Ndoshta nuk ka më rëndësi,
Ti je veç kujtim tani.

Ëndrrat që i kishim bashkë,
Çfarë të bëj me to tani?
Kush do t’i jetojë për mua?
Ne çdo ënderr ishe ti.
Ishe ti…

Hapa dritaren,
era ledhatoi flokët si fëmijë.
E çdo frymëmarrje mua më tregonte,
Se jetën adhuroja.

Se çdo ditë që po jetoja,
Veten time s’po kuptoja.
E në heshtjen e natës,
Dorën tënde më s’kërkoj.

Si do ishte jeta jonë?
Si do ishim unë, e ti?
Ndoshta nuk ka më rëndësi,
Ti je veç kujtim tani.

Ëndrrat që i kishim bashkë,
Çfarë të bëj me to tani?

New Artist 2026