Dikur më doje, po tani je larg.
Ato që lamë pas s’dua t’i mbaj.
Kjo zemër nuk di të shajë.
Largon çdo njeri që mendjen s’di ta ndajë.
. . .
Çdo sekondë që për ty humba,
Do ta kthej në kohën më të artë.
Zemër falmë, por rikthimet s’janë për mua.
Tani e kam fatin tim në duar.
Dy të njohur, tani jemi të huaj.
Koha për ty ka ndaluar…
. . .
Kam diell në zemër.
Veten time më ne fund e njoh.
Jo askush tjetër, fatin dot nuk ma shkruan.
Diellin kam në zemër.
Energjinë nuk ma shuan,
Askush tjetër.
. . .
Ëndërroja të kisha një mal
Plot me triumfe që më mbanin gjallë.
Kjo ego, për ty u ndal.
Ambicjen ma more, vetes nuk ia fal.
. . .
Çdo sekondë që për ty humba,
Do ta kthej në kohën më të artë.
Zemër falmë, por rikthimet s’janë për mua.
Tani e kam fatin tim në duar.
Dy të njohur, tani jemi të huaj
Koha për ty ka ndaluar…
. . .
Kam diell në zemër.
Veten time më ne fund e njoh.
Jo askush tjetër, fatin dot nuk ma shkruan.
Diellin kam në zemër.
Energjinë nuk ma shuan,
Askush tjetër.
. . .
Kam diell në zemër.
Veten time më ne fund e njoh.
Jo askush tjetër, fatin dot nuk ma shkruan.
Diellin kam në zemër.
Energjinë nuk ma shuan,
Askush tjetër.