Dita natën përqafon.
Si dikur, unë dhe ti.
Një eklips që mbulon vetminë
po notoj nëpër lotët e mi.
Asgjë më nuk është njësoj.
Për ty kam nevojë.
Kam nevojë ta di,
a jeton dielli pa hënën e tij…?
. . .
Kam mendu’ se ti me mu’ je.
Të kam dasht’ kur nuk më doje.
Mbeta t’u prit’, kometën “Halley”.
Kometa, kometa je ti.
Kam mendu’ se ti me mu’ je.
Të kam dasht’ kur nuk më doje.
Mbeta t’u prit’, kometën “Halley”.
Kometa, kometa je ti.
. . .
Unë jam atje,
me mëkatet, me puthjet që m’i le.
Ndjeje, se e ndjeja prekjen time.
Unë të njoh.
Isha dhe jam.
Kisha dhe kam gjithçka,
por jo zemrën e saj.
Natën të kërkoj
dhe të gjej veç kur fle.
Si mund të harroj
dhe të bëj sikur s’ndjej.
Një herë në jetë,
ajo të vjen, e të vret.
. . .
Kam mendu’ se ti me mu’ je.
Të kam dasht’ kur nuk më doje.
Mbeta t’u prit’, kometën “Halley”.
Kometa, kometa je ti.
Kam mendu’ se ti me mu’ je.
Të kam dasht’ kur nuk më doje.
Mbeta t’u prit’, kometën “Halley”.
Kometa, kometa je ti.