Salvatore & Bletisa – Ëndrra ime

Vlerësimi mesatar / 5. Totali i votave:

Asnjë votë deri tani! Bëhu i pari që e vlerëson këtë këngë.

Lyrics

Tani është natë dhe rri me vete.
Ti, si rrahje brenda zemrës je.
Të dua, ti e di.
. . .
Rreh aq fortë, sa herë mendoj për ne.
Të dua pranë dhe kur larg meje je.
Jeta ime, je veç ti.
. . .
Pse s’je këtu pranë zemrës sime?
Çdo ditë me ty, je ëndrra ime.
. . .
Jeton në çdo frymëmarrje që unë marr.
Të ndiej kaq pranë edhe kur të kam larg.
Je rrahja më e fortë që zemra ka parë.

Në 1000 jetë, veç ty do zgjidhja prapë.
Fole kjo zemra ime, dyert hap.
Je qetësi ku shpirti im fle, çdo natë.
. . .
Ta dhashë veç ty çelësin e zemrës sime.
Kur s’të kam pranë, dot frymë nuk marr.
Një përqafim nga ty, vlen sa 1000 fjalë.
. . .
Pse s’je këtu pranë zemrës sime?
Çdo ditë me ty, je ëndrra ime.
. . .
Jeton në çdo frymëmarrje që unë marr.
Të ndiej kaq pranë, edhe kur të kam larg.
Je rrahja më e fortë që zemra ka parë.

Në 1000 jetë, vec ty do zgjidhja prapë.
Fole kjo zemra ime, dyert hap.
Je qetësi ku shpirti im fle, çdo natë.
. . .
Kur bie poshtë, ti më ngre lart.
Kur të kam pranë, jam në parajsë.
Pranë teje unë ndihem gjallë.
. . .
Jeton në çdo frymëmarrje që unë marr.
Të ndiej kaq pranë edhe kur të kam larg.
Je rrahja më e fortë, që zemra ka parë.

Në 1000 jetë veç ty do zgjidhja prapë.
Fole kjo zemra ime, dyert hap.
Je qetësi ku shpirti im fle, çdo natë.
Çdo natë.

New Artist 2026