Ça ka xhani që po qan?
Ça ka zemra që po loton?
Kush t’i mbylli sytë para se me pa’?
Pse n’vegj’li na dojnë për qetsinë?
Rritem, bota me gjemba na prinë
Kush m’i lidhi durt’ para se me u rrit’?
. . .
Kur m’thu’ t’du’ pason me kushte.
Se je i mirë, po kurrë mjaftueshëm.
. . .
Një ninullë në djep me arroganca.
Mos py’t kush je ti.
Vetëm dëgjo, oh!
Moho, veten moho.
Një ninullë në djep me arroganca.
Mos py’t kush je ti.
Vetëm dëgjo, oh!
Moho, veten moho.
. . .
Nuk ka vend me qenë veç me u bind’.
Përk’dhelje e burgosur, keqardhjen e lind.
Pse për t’mirën ne veç heshtim?
. . .
Turp për trup, gabimin, seksin.
T’qenurit ndryshe shton kompleksin.
. . .
Një ninullë në djep me arroganca.
Mos py’t kush je ti.
Vetëm dëgjo, oh!
Moho, veten moho.
Një ninullë në djep me arroganca.
Mos py’t kush je ti.
Vetëm dëgjo, oh!
Moho, veten moho.
. . .
Pa forcë me u ba n’djep i mbështjellt’,
M’kaplon t’tanin s’m’le me fjet’.
Lëkundem n’britma s’asht e njejtë.
Ky za n’kokë tem’ vetëm bërtet.
“Fli, fli mor zamak,
Ta g’zosh nanën në konak.”
“Fli, fli mor zamak,
Ta g’zosh nanën në konak.”
. . .
Një ninullë në djep me arroganca.
Mos py’t kush je ti.
Vetëm dëgjo, oh!
Moho, veten moho.
Një ninullë në djep me arroganca.
Mos py’t kush je ti.
Vetëm dëgjo, oh!
Moho, veten moho.