Sa shumë e paskam dasht’!
Tu e ndjek, tu e ndjek vetminë,
Tu e ndjek – ndjek vetminë.
Sa shumë e paskam dasht’
vetminë , vetminë.
Tu mbyll’ veten ngadalë.
Çdo gjë errsira, a’ tu m’marrë.
Forcë, jo nuk kam.
Kjo qetësi pa frymë mu a’ tu m’lanë.
Ëndrrat tu’ u tret’ , tu’ u djeg unë po i shoh.
Jo s’duroj ma’.
. . .
Nuk po muj’ me duru’ ma’.
Jo s’më mban kjo mendje ma’.
Jo s’më mban kjo zemër ma’.
Du’ t’dal.
Unë du’ dritën me e pa’.
Veç du’ dritën me e pa’.
. . .
Sa keq unë e paskam lanë,
Veten mbyllur, ku vetëm rri, e pret.
Të mbyllur, ku vetëm rri, e pret.
Sa keq unë e paskam lanë,
A thu’ i kam ndertu’ unë hijet vetë?
A thu’ i kam afru’ unë hijet vetë?
. . .
Tu’ e pa’ dritën ngadalë.
Veten time në dorë unë tu’ e marrë.
E fort unë jam.
Jetën time n’dorë, unë vetë e kam.
Çdo gjë.
Çdo gjë ma’ qartë unë po e shoh.
Jo s’duroj ma’.
. . .
Nuk po muj’ me duru’ ma’.
Jo s’më mban kjo mendje ma’.
Jo s’më mban kjo zemër ma’.
Du’ t’dal.
Unë du’ dritën me e pa’.
Nuk po muj’ me duru’ ma’.
Nuk e dua këtë vetmi.
Jo ma’ këtë ndiesi.
Këtë vetmi, vetmi.