Më thua s’jam si ti,
Por zemra njësoj rreh.
Poshtë çdo lëkurë,
ka ngjyrë që shpirtin njeh.
Në sytë që hapen,
rri mbyllur një histori.
Pse prej saj,
ndarja të jesh ti?
. . .
Më shiko në sy
dhe trete larg urrejtjen.
Ul të gjitha muret,
paqe bëj me veten.
Ta bëjmë ndienjën dritë.
Të dy ne ndiejmë njësoj.
Lidhim duar edhe zemra,
dhe drita le të ndriçojë.
Të ndriçojë, të ndriçojë.
. . .
A e sheh?
Një zemër nuk ka ngjyrë kur rreh.
A e ndien një shpirt,
kur vuan e s’ka shpresë?
Mos e kthe kokën,
Mos mbyll sytë,
kur sheh.
Se çdo herë që heshtim,
Ne s’jemi më ne.
Ne, s’jemi më ne.
. . .
Më shiko në sy
dhe trete larg urrejtjen.
Ul të gjitha muret,
paqe bëj me veten.
Ta bëjmë ndienjën dritë.
Të dy ne ndiejmë njësoj.
Lidhim duar edhe zemra,
dhe drita le të ndriçojë.
Të ndriçojë, të ndriçojë.
. . .
Le të jetojmë ne, pa urrejtje.
Ndieje dritën brenda teje.
Le të jetojmë ne, pa urrejtje.
Ndieje dritën brenda teje.
Le të jetojmë ne, pa urrejtje.
Ndieje dritën brenda teje.
Le të jetojmë ne, pa urrejtje.
Ndieje dritën, e të ndriçoj.
Të ndriçoj.
Të ndriçojmë.