Më le pa fjalë
Dhe ti ike, shkove larg.
Më le të vrarë
Dhe the, që s’je.
….
Ike pa fjalë
Dhe një botë bosh ti më le.
Çdo puls që rreh,
Të ndiej…Të ndiej.
….
Të kërkova në çdo fjalë që s’the.
Në çdo lot të rënë.
Buza që u dogj për ne, për ne,
Në ndienjën që s’u shemb.
….
Më le pa fjalë.
Me dhimbjen time, hequr zvarrë.
Veç ty të kam.
Çdo puls, të mban.
….
Të kërkova në çdo fjalë, që s’the.
Në çdo lot të rënë.
Buza që u dogj për ne, për ne,
Aty më tepër dhemb.
Një botë të ftohtë unë po shikoj – shikoj.
Qysh ditën kur më s’je.
Një vend tjetër unë kërkoj – kërkoj.
Zotit ia kërkoj.
….
Botën time, mban ti në duar.
Është malli im, ku është dashuria.
Të thërras, eja – Më le në vetmi.
Koha ka mbetur kur ike larg ti.
O shpirt, o jetë,
Më thuaj ku je ti?
Pa sytë e tu nuk ka më magji.
Ti mungon, ti mungon.
Ti, ti mungon, ti mungon.
….
Të kërkova në çdo fjalë, që s’the.
Në çdo lot të rënë.
Buza që u dogj për ne, për ne,
Unë zgjodha veten dje.