STROFA. 1:
Nuk besoja në mrekulli,
Por një ditë u shfaqe ti,
Të dhashë ditët e mia.
E lashë frikën me vetminë.
Ty të ndoqa verbërisht.
Mori dritë errësira.
Hodha monedhën, mbylla sytë
Kohën e ndala veç për ty,
Shpreha dëshirat – Ra një yll,
Për ne të dy, ne të dy.
Me një valixhe gjysëm plot,
Zbrazur nga lotët – Derdhur kot,
Zbathur nga ëndrrat,
Vallëzoj…
Dha dashuroj dashuroj…
REFRENI:
Je muzikë që adhuroj,
Bota ime.
Kur mungon në pafundësi,
Vdes dhe nuk frymoj,
Nuk jetoj.
Jo me asnjë tjetër, unë nuk të ndërroj!
STROFA. 2:
Kush të do si unë?
Kush më do si ti?
Me gabime plot; sa herë në lot,
Prapë të kam shpirt.
Nëpër netë pa fund,
Në përqafim,
Më puth ngadalë,
Ti më pushton – Unë drithërij.
Hodha monedhën, mbylla sytë
Kohën e ndala veç për ty,
Shpreha dëshirat – Ra një yll,
Për ne të dy, ne të dy.
Me një valixhe gjysëm plot,
Zbrazur nga lotët – Derdhur kot,
Zbathur nga ëndrrat,
Vallëzoj…
Dha dashuroj dashuroj…
REFRENI:
Je muzikë që adhuroj,
Bota ime.
Kur mungon në pafundësi,
Vdes dhe nuk frymoj,
Nuk jetoj.
Jo me asnjë tjetër, unë nuk të ndërroj!