Në qetësi, kur gjithçka hesht,
Vetëm zemra ime për ty flet.
Çdo ditë e jetës, je ti që më ndriçon.
Një prekje e jotja, më kthen në horizont.
Ti merr frymë… se unë me frymën tënde jetoj.
Jam shpirti yt binjak, në ty unë besoj.
Të dua pa fjalë, e pa kufi.
Jam unë dhe ti, në përjetësi
Në buzët e tua, gjej një zjarr.
Cdo puthje e jotja, me lë pa varr.
Edhe nëse digjem i tëri, s’kam unë frikë,
Se në flakën tënde gjej kuptim.
Ti merr frymë… se unë me frymën tënde jetoj.
Edhe në errësirë, me ty ndriçoj.
Në sytë e tu, ka një det që s’mbaron.
Një kaltërsi, që çdo mendim pushton.
Nëse një ditë gjithçka merr fund…
E bota më harron…
Të pakten ti më kujto,
Se unë…unë do jem aty…
Do jetoj në ty.
Ti merr frymë… se unë me frymën tënde jetoj.
Jam shpirti yt binjak, në ty unë besoj.
Të dua pa fjalë, e pa kufi.
Jam unë dhe ti, në përjetësi