Koha sot për ty ndal.
S’po mbaron ky acar.
Si qelq zemra ime,
U thye dalëngadalë.
Se sot ky shi t’vërtetën thotë.
A po e shuan dashnin’ tonë?
Nëse një ditë do të takoj,
Asgjë s’do jetë më njësoj.
. . .
Ti udhëtar që nuk u ktheve.
Ma rikthe zemrën që rrëmbeve,
Në stacion të dashurisë sonë.
Dhe pse i pafe,
Ti m’u rrëfeje.
Përdore zemrën dhe gënjeje
Në stacion të dashurisë sonë,
Që sot nuk ekziston.
. . .
Në një telajo pikturoj,
Një dashuri që përfundoi.
Adresa nuk lamë,
As fjalë jo nuk thamë,
E rolet i ndamë.
Se sot ky shi t’vërtetën thotë.
A po e shuan dashnin’ tonë?
Nëse një ditë do të takoj.
Asgjë s’do jetë më njësoj.
. . .
Ti udhëtar që nuk u ktheve.
Ma rikthe zemrën që rrëmbeve,
Në stacion të dashurisë sonë.
Dhe pse i pafe,
Ti m’u rrëfeje.
Përdore zemrën dhe gënjeje
Në stacion të dashurisë sonë,
Që sot nuk ekziston.
. . .
Nuk ekziston…
Nuk ekziston…
Ti udhëtar. Ti udhëtar.
Kthema ti zemrën, që ma ke marrë.
Në stacion të dashurisë sonë,
Që sot nuk ekziston.