Dritë.
Në jetë me erdhe, si dritë.
U bë sot gati një vit.
Çdo natë në ëndrra t’kam prit’.
. . .
A e ndien dhe ti këtë mall,
që mbyt, e vdes për s’gjalli?
Zemërthyer sot të ndarë.
Të ftohtë ne, si acari.
Dhe pse sot nuk të kam pranë,
Të dua, të dua, si i marrë.
Ti hesht, po zemrën në dorë e kam.
Të putha, si zjarr, por zjarri më dogji.
Të mbajta, si dritë, por nata mbuloi.
Mëkat je ti, mëkat jam unë.
Një dashuri që djeg pafund…
Të putha, si zjarr, por zjarri më dogji.
Të mbajta, si dritë, por nata mbuloi.
Mekat jam unë , mekat je ti.
Një dashuri që djeg në pafundësi.
. . .
Pse,
Më le në këtë udhëtim?
U bë sot gati një vit,
Që zemrën ti e ke shit’.
. . .
A e ndien dhe ti këtë mall,
që mbyt, e vdes për s’gjalli?
Zemërthyer sot të ndarë.
Të ftohtë ne, si acari.
Dhe pse sot nuk të kam pranë,
Të dua, të dua, si i marrë.
Ti hesht, po zemrën në dorë e kam.
Të putha, si zjarr, por zjarri më dogji.
Të mbajta, si dritë, por nata mbuloi.
Mëkat je ti, mëkat jam unë.
Një dashuri që djeg pafund…
Të putha, si zjarr, por zjarri më dogji.
Të mbajta, si dritë, por nata mbuloi.
Mekat jam unë , mekat je ti.
Një dashuri që djeg…
. . .
Koha më mesoi,
Pa ty si të jetoj.
Ku mbetëm unë, e ti?
Akull zemra ime, si n’veri.
. . .
Të putha, si zjarr, por zjarri më dogji.
Të mbajta, si dritë, por nata mbuloi.
Mekat jam unë , mekat je ti.
Një dashuri që djeg në pafundësi.