Alo…!
Nëse nuk po ma njeh zërin, jam unë.
Të lutem, mos e mbyll telefonin.
Ti nuk mund të më thuash lamtumirë.
Vetmia ka ardhur të më marrë.
Alo…! Alo…!
. . .
Thujani, unë po ik’
Nga zemra jote,
Aty ku mbeta vet’.
Thujani, le ta dijë,
Se kur po çmendej,
Veç unë i bona vend.
. . .
Kriza, kriza dashurie,
Në trup më lije.
Brenda meje mbete hije.
Pyet buzët.
Ato thonë: “S’të du’”.
. . .
A vjen, me i marrë?
Ti këto lotë, a m’i merr zemër?
Nuk jam ajo, që tek ti e humba veten.
Une do t’i fal, lotë edhe fjalë.
Me ty nuk ngjaj.
A vjen, me i marrë?
Ti këto lotë, a m’i merr zemër?
Nuk jam ajo, që tek ti e humba veten.
Une do t’i fal, lotë edhe fjalë.
Me ty nuk ngjaj.
. . .
Alo…alo…alo, po të flet vetmia.
Alo…! Si një ujk kafshove buzët e mia.
Harro!
Në pasqyrë betohem, më nuk po të shoh.
. . .
Kriza, kriza dashurie,
Në trup më lije.
Brenda meje mbete hije.
Pyet buzët.
Ato thonë: “S’të du’”.
. . .
A vjen, me i marrë?
Ti këto lotë, a m’i merr zemër?
Nuk jam ajo, që tek ti e humba veten.
Une do t’i fal, lotë edhe fjalë.
Me ty nuk ngjaj.
A vjen, me i marrë?
Ti këto lotë, a m’i merr zemër?
Nuk jam ajo, që tek ti e humba veten.
. . .
Alo…alo…alo, po të flet vetmia.
Alo…alo…alo, po të flet vetmia.
Alo…alo…alo, po të flet vetmia.
Të flet vetmia…