Zeneida Skënderaj – Bashkudhëtarë

Vlerësimi mesatar: 3.3 / 5

Totali i votave: 19

Lyrics

Një ëndërr fle, një tjetër zgjohet çdo moment,
Dikush dhimbjen përqafon, dikush diellin pret.
Në pulsin e natës një nënë në heshtje qan,
Tjetra sheh fëmijën të hedhë hapin e parë.
. . .
Diku një zemër psherëtin: “Natën e mirë!”
Dikush fal, e dikush vret për dashurinë.
. . .
Bota rrotullohet, e ne kalimtar,
E sotmja jote nesër më pret
O bashkudhëtar.

Bota rrotullohet, e ne kalimtar,
E sotmja jote nesër më pret
O bashkudhëtar.
. . .
Dikush në pranga i lirë,
Një tjetër vlerën s’ja di,
Dhe para syve nuk e sheh lumturinë.
Ne jetojmë, dashurojmë, thyhemi e ndryshojmë,
Të ndryshëm, po aq sa njësoj.
. . .
Diku një zemër psherëtin: “Natën e mirë!”
Dikush fal, e dikush vret për dashurinë.
. . .
Bota rrotullohet, e ne kalimtar,
E sotmja jote nesër më pret
O bashkudhëtar.

Bota rrotullohet, e ne kalimtar,
E sotmja jote nesër më pret
O bashkudhëtar.
. . .
Sa mendime mbajnë, sa dhimbje fshehin,
Sa lot kanë qarë, e sa endrra ndjekin.
Një qiell, një tokë, një fund ne ndajmë.
Përse nuk j’u shoh edhe kur pranë ju kam?
O bashkudhëtar…

New Artist