Martin Pano i shpall sfidë Marsela Çibukaj?!

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Martin Pano është artisti, I cili nisi javën e tretë të transmetimit në “Kënga Magjike”. Rikujtojmë se këngëtari rrëmbeu kupën “Best New Artist”, me baladën “Një si ti”. Këtë edicion ai konkurron për herë të parë, si këngëtar i kategorisë BIG. Kënga e tij “Cmendem” është një baladë dashurie, e cila flet për cmendurinë që vjen nga një dashuri e humbur.

Pyetjet në pentagramin e tij, kishin të bënin me makinën, ku në studio nuk munguan përgjigjet e sikletshme, apo edhe të mirëmenduara. Pyetja e parë drejtuar këngëtarit ishte:
“Nëse do të jepej celësi i makinës së ëndrrave, kë do të ftoje, si pasagjer?” Në momentin që të gjithë prisnin, pse jo, të dashurën, Martin Pano zgjodhi një person tjetër shumë të dashur për të, duke emocionuar audiencën:

“Në makinën e ëndrrave do të ftoja vëllain, sepse cdo fitore që bëj në jetë, e ndaj së pari me të.”

Ajo që na bëri më së tepërmi përshtypje ishte një “plan” që Martin Pano kishte menduar. Në hyrje të prezantimit, ai u shfaq me kupën e tij “Best Neë Artist”, ku shprehu se këtë edicion sfiden e kishte me Marsela Cibukaj, kampionen ende në fuqi.

Specifikisht këngëtari u shpreh: “Kam ardhur për të marrë një kupë të dytë, jo “Best New Artist”, por “Best Big”, ndërsa cmimin e madh do ia rrëmbej Marselës.”