Zë i largët në gramafon
Buzë më buzë veten kujton.
Po, po, e ndjej nën lëkurë, aromë e ngrohtë.
Më trishton!
Dhe sa më josh, më tundon,
kjo ndjesi, mrekulli më pushton.
As Hëna ime,
asgjë në këmbim nuk kërkon.
Po shijon!
. . .
Dua të dehem me çmenduri.
Dua të deh me dashuri.
Zbathur jam, e po lagem nëpër shi, nëpër shi.
Dua të dehem me çmenduri.
Dua të deh me dashuri.
Të harroj, e të dehem.
Dehem, e dehem, e veten mos gjej.
. . .
Dalë-nga-dalë…
Jam, si një somnambul.
Dalë-nga-dalë…
Afrohem.
Dalë-nga-dalë…
jam duke u mbajtur fort,
Në pafundësinë e ëndrrës
dhe kur s’jam në gjumë.
Dalë-nga-ndalë…
Jam, si një sonambul.
Dalë-nga-ndalë…
A jam unë?
Dalë-nga-ndalë…
Jam duke u mbajtur.
Jo, jo…
s’mbaron kjo ëndërr kurrë!
. . .
Dua të dehem me çmenduri.
Dua të deh me dashuri.
Dua të dehem me çmenduri.
Dua të deh me dashuri.
. . .
Dalë-nga-ndalë…
Jam, si një sonambul.
Dalë-nga-ndalë…
Afrohem.
Dalë-nga-ndalë…
Jam duke u mbajtur.
Jo, jo…
s’mbaron kjo ëndërr kurrë.