Në lëndinën e dashnisë jam sot.
Asnjë lule nuk më mbron.
A ka dikush t’ma japë një përqafim?
Një përqafim, si miku im.
Më la, më la, më la!
Dielli vetëm më la!
Të pres, të pres, të pres!
Me petale, a vjen?
. . .
Margarita, lule Margarita.
Emri im, si një lule t’i shkojë.
Margarita, lule Margarita.
M’trego…Më do, s’më do?!
. . .
Për ty do jem, për ty do jem
Në dy jetë, në dy jetë.
Më ngrive ti, më ngrive ti.
Më le vet’, më le vet’.
Sa petale që shkule, do m’i jepje lule?
Unë lule jam tani.
Si Margarit’ , si Margarit’
Më ke shkulur ti.
. . .
Margarita, lule Margarita.
Emri im, si një lule t’i shkojë.
Margarita, Margarita…
Më do? S’më do?
Më do – s’më do??!!!
. . .
Për ty do jem, për ty do jem
Në dy jetë, në dy jetë.
Më ngrive ti, më ngrive ti.
Më le vet’, më le vet’.
Sa petale që shkule, do m’i jepje lule?
Unë lule jam tani.
Si Margarit’ , si Margarit’
Më ke shkulur ti.