Më mbulo me krahët e tu, që shpirtin ta qetësoj.
Më thuaj diçka në vesh, më bëj të ëndërroj.
Më shëtit nëpër yje, qielli do t’na ftojë.
Strese e dilema, për pak ne t’i harrojmë.
. . .
Më thirr me zërin tënd, që mes mijërash e dalloj.
Zë që më jep forcë, më bën të rijetoj.
Çdo shikim i yti, një lutje e fshehtë.
Lutje për ne…
Për ëndrra që marrin jetë.
. . .
Në zemrën tënde gjej unë strehën ku fle i qetë.
Deti pas stuhisë, një qiell ku zhduken retë.
Hapat tanë të vegjël, janë vargje poezie.
Një këngë që s’mbaron kurrë, melodi përjetësie.
. . .
Më thirr me zërin tënd, që mes mijërash e dalloj.
Zë që më jep forcë, më bën të rijetoj.
Çdo shikim i yti, një lutje e fshehtë.
Lutje për ne…
Për ëndrra që marrin jetë.
. . .
Sot do t’shkruaj këngën tonë.
Poezi vetëm për ne.
. . .
Më thirr me zërin tënd, që mes mijërash e dalloj.
Zë që më jep forcë, më bën të rijetoj.
Çdo shikim i yti, një lutje e fshehtë.
Lutje për ne…
Për ëndrra që marrin jetë.