“Algert c’te gjeti!” Kengetari refuzon propozimin per martese?

Facebook
Twitter
WhatsApp

“Plumbat” titullohet materiali me i ri muzikor i kantautorit Algert Sala. “Plumbat” eshte kenga e 9-te ne repertorin e tij, e duhet thene se nepermjet kesaj kenge, Algerti konkurron per here te katert ne festivalin “Kenga Magjike”. Kjo kenge flet pikerisht per goditjet dhe shenjat qe le nje tradhti, apo nje dashuri e krisur.

Ne intervisten me Ardit Gjebrean, ne pentagramin me pyetje, u shfaq foto e nje bluze ne te cilen lexohej: “A do te martohesh me mua?”

Kjo pyetje ngjalli reagime nga vajzat ne studio, e natyrshem erdhi pyetja: “Nese nje nga vajzat e publikut do te zbriste me kete bluze cfare do mendoje?” Me shume humor kengetari u shpreh: “Algert c’te gjeti!”

Mos valle me kete reagim, na beri me dije se do ta refuzonte nje propizim per martese?

Ai do te preferonte qe nje bluze e tille “te vishej” ne shtepi dhe jo ne publik.

Ne fakt teksti i kenges “Plumbat” flet per nje dedikim dashurie, mes dy njerezve qe tashme jane armiq te njeri tjetrit. Lidhur me pyetjen nese kenga eshte dedikim, Algert Sala na zbuloi se kjo kenge eshte nje dedikim i vjeter, i nje dashurie te kaluar.

Nderkohe per te gjithe degjuesit e muzikes se tij, Algert Sala eshte duke pergatitur albumin e tij te pare, i cili pritet te publikohet vitin e ardhshem.