Tiri Gjoci eshte nje nder vokalet me te fuqishem, aq me teper ne tregun e interpretuesve te muzikes LIVE. Kengetari, i cili nder vite eshte vleresuar me cmime te ndryshme, rikthehet ne edicionin e 24-t te festivalit “Kenga Magjike”, pas 8 vitesh. Ndryshe nga repertori i tij, ne te cilin pergjithesisht i kendohet dashurise, Tiri zgjodhi te emocionoje gjithe degjuesit me baladen e tij “Mos ik o ma…!” Nje kenge emocionuese, e cila flet jo vetem per dashurine qe ka femija ndaj mamase, por edhe per lutjet qe te gjithe kemi per prinderit, ne momentet e fundit.
Pyetjet ne pentagramin e tij artistik, kishin te benin me rrethana te ndryshme. Ardit Gjebrea, drejtoi pyetjen me rredhanen:
“Te ka ndaluar polici ne semafor te kuq, naten finale te “Kenga Magjike”. Per 30 minuta do dalesh ne skene, cfare do t’i thuash policit?”
Me shume humor Tiri tregoi se kur zakonisht thote kete justifikim, nuk e besojne, duke pohuar se eshte ndaluar nga policia. Ne skenen magjike, ai rrefeu edhe nje situate ndryshe, ne momentin qe eshte ndaluar nga policia. Pasi mori gjoben, nga tejkalimi i limitit te shpejtesise, kengetari tregoi pergjigjen qe mori nga polici, e cila ngjalli mjaft te qeshura ne studio. Tiri u shpreh: “Pasi polici me vendosi gjoben, me tha; Vajza ime ngeli duke te te votuar ty neper festivale.”
Gjithashtu nje pyetje tjeter “provokoi” Tirin per xhelozine e te dashures se tij, ku kengetari u pergjigj se ishte ne nje marredhenie te shendetshme, pa xhelozi. E ne rastin e Tirit, mund te thuhet se eshte pikerisht rasti i kengetarit, i cili interpreton historite e te tjereve, nen petkun e tij.