Kenga Magjike eshte festivali i cili mban uren lidhese mes artisteve te rinj dhe atyre qe kane bere histori. Nder vite ky festival eshte bere promotor i brezave dhe rrymave te ndryshme muzikore. Java e gjashte mund te quhet java e nostalgjikeve, sepse artisti BIG, i cili performoi kengen “Zemer xhami” ishte Alban Emiri, nje emer i njohur I muzikes shqiptare ne fillim te viteve 90. Emiri spikati me kenget “Na lini te jetojme”, “Quo Vadis brezi im” etj…
“Zemer Xhami” eshte nje kenge e cila flet per varesine qe ka kushdo nga telefoni. Te gjithe lundrojme per ore te gjata ne platforma sociale, ku zgjedhim te flasim, dashurojme dhe te ndertojme marredhenie online. Ndonjehere harrojme kontaktin dhe rendesine e jetes reale.
E meqenese jemi tek jeta reale, pyetjet ne pentagramin e kantautorit kishin te benin me marredhenie te ndryshme. Pyetja e cila goditi, si shigjete Emirin ishte: “Nje aktore e famshme ka sugjeruar emrin tend per kolonen zanore te nje filmi nderkombetar, por kushti i saj eshte te kaloje disa nete me ty, si do ia tregoje gruas?”
Albani na la goje hapur duke thene se nuk do ishte kundra ketij “rasti te mire”, ama nga ana tjeter do te perpiqej ti ruhej xhelozise se partneres se tij, e cila ndonese me nje shtetesi te huaj, sipas tij eshte me xheloze se vajzat shqiptare.