Aurel Thëllimi zbulon lidhjen e tij me Inva Mulën

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Aurel Thëllimi është artisti, i cili ri-vjen në “Kënga Magjike”, me ritëm dhe energji pozitive. Pjesëmarrja e tij e parë në festival, ka qenë në vitin 2000, në edicionin e dytë të festivalit, me një baladë për një dashuri të vrarë. Pas 24 vitesh, ai vjen me ritëm me këngën “Hajde!”

Aureli shpesh njihet për natyrën e ciltër dhe humorin që e karakterizon. Nëpër intervista të ndryshme, ai ka shprehur se është bashkëshort i lumtur dhe baba i një djali. Vlen të theksohet se aktiviteti I tij artistik ndahet mes skenës së muzikës live dhe operas.

Pyetjes “Nëse një rrjetë peshkimi do të peshkonte karrierën, cilin moment do ta quaje si thesarin tënd?”, aureli iu përgjigj specifikisht:

“Kam pasur shumë momente të bukura, por si kujtimin më të bukur, do të theksoja operan “Peshkatarët e perlës”, përkrahë të madhes Inva Mula, e cila më ka zgjedhur me prioritet, të këndoj krahë saj.”