“E shoh babain ne enderr, por ne mengjes…” Rozana Radi emocionon me historine e saj.

Facebook
Twitter
WhatsApp

Nese do te flasim per karrieren e saj, Rozana Radi mund te quhet pa frike nje nder artistet me eksperimentale ne industrine muzikore shqiptare. Kenget, tekstet e saj kane lene nje gur te cmuar ne “pop-kulturen” shqiptare. “Kenga Magjike” eshte kthyer ne shtepine e saj artistike. Ajo numeron plot 8 pjesemarrje ne festivalin magjik, me kengen me te re.

“Akoma” eshte nje duet me permasa nderkombetare ku gershetohet kultura shqiptare dhe ajo greke, pasi Rozana bashkon forcat me kengetarin nga Greqia, Sany Dimitri. Ne gamen e kengeve te ketij edicioni, Rozana Radi vjen me risi pasi eshte e vetmja konkurrente, aq me teper kampione, e cila sjell nje material muzikor me nje kengetar te huaj.

Se bashku me producentin Ardit Gjebrea, Sany dhe Rozana u pergjigjen pa doreza per pyetjet ne pentagramin muzikor, por nje nga pyetjet sollii nje emocion te vecante, nder te tjerat.

Gjebrea drejtoi pyetjen: “Ne perrallen e Hirushes magjia prishet pas mesnate, po ne perrallen tende cfare ndodh?”

Artistja e shume hiteve zgjodhi te emocionoje publikun duke rrefyer historine e saj, si nje perralle. Nder emocione Rozana Radi u shpreh:
“Ne perrallen time pas mesnate, historia fillon me nje mbret. Ishte nje vajze e vogel qe ishte rritur nga nje mbret, e cila nuk e kishte ne jeten e te gjalleve, por e shihte ne enderr babain e saj…Pastaj fatkeqesisht vinte mengjesi. Por e rendesishme eshte qe kujtimi I tij mbetet ketu. (Ne zemer.) 

Rozana Radi nder vite ka dhene mesazhe te fuqishme ne daljet e saj publike, ndaj edhe kesaj here ajo na dha mesazhin qe te duam prinderit, e nese nje dite nuk do te jene fizikisht me ne, vendi I tyre do te jete ne zemer.