Klinti Collaku ri-vjen ne “Kenga Magjike”, ne skenen, e cila mund te quhet shtepia e tij artistike. Pas suksesit me “Me s’me gjen”, ne vitin 2017, “Si t’ja bojm’ na’”, ne vitin 2022, kesaj here ai shfaqet si kantautor ne kengen “Maskat”, nje material muzikor, i cili flet se sa te verteta jane shoqerite dhe marredheniet njerezore qe ne ndertojme.
Karriera e tij muzikore ka qene perhere e ditur per audiencen dhe fansat e tij, por nje ane te cilen Klinti e ka ruajtur me fanatizem per te mos u ekspozuar, eshte ana e tij personale. Kengetari ka ditur qe nder vite t’i evitoje pyetjet te cilat lidhen me dashurine, apo marredheniet e tij, por kjo deri me sot. Pentagrami i pyetjeve te tij, kishte te bente pikerisht me ngacmime qe lidhen me dashurine.
Ai tregoi se ne kete moment te jetes, i eviton takimet flirtuese, ngacmimet ne skene dhe situata te cilat mund te ngjallin xhelozi. Klinti Collaku pohoi se nder vite vajzat kane flirtuar me te ne koncertet apo netet e tij me muzike LIVE, por tashme cdo situate e tille, eshte shmangur prej kengetarit.
Ekskluzivisht ne “Kenga Magjike”, Klinti Collaku tregoi se eshte ne nje lidhje te lumtur dashurie duke thene: “Une e kam gjetur gjysmen time, keshtu qe nuk flirtoj me njeri”.
Me tej Klinti tregoi se me kalimin e viteve preferon qe sekretet e tij t’ja besoje vetem familjes dhe partneres se tij.