Mes lotësh Xheisara zbulon amanetin e fundit të babait të ndjerë.

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Xheisara eshte kengetarja e cila nisi garen magjike ne kategorine New Artist ne javen e gjashte te konkurrimit, ku vlen te thuhet se cdo note muzikore e re, u interpretua nga artiste shqiptare, te cilet jetojne ne shtete te ndryshme te Europes.

Xheisara mundi te mahnise jurine, duke rrembyer pese te gjelberta me kengen e saj “ME E FORTE”. Nje kenge ne rrymen ethnic-drum and bass, duke shenuar nje rryme te re, te pa eksperimentuar me pare ne historine e festivalit “Kenga Magjike”. Kujtojme se nese kengetarja merr statusin per te votuar ne netet finale, ajo fiton statusin “BIG”.

Kengetarja interpretoi mes emocionesh dhe kjo jo pa shkak.

Ne fund te performances Xheisara perloti gjithashtu anetaret e jurise, per arsye se kenga “ME E FORTE” ka nje lidhje shpirterore me kengetaren, e cila vjen per here te trete ne festivalin magjik.

Mes lotesh Xheisara u shpreh:
“Kisha pergjegjesi shume te madhe per kete kenge, sepse perpara se babai im te nderronte jete, amaneti i tij i fundit ishte qe une te isha sot ketu.”