Lorenc Hasrama i merr leje të dashurës për një vajzë tjetër?

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Lorenc Hasrama eshte nje nga zerat me te fuqishem mashkullore ne industrine muzikore shqiptare. Nder vite ai ka korrur suksese te cilat lidhen gjithashtu me skenen e “Kenga Magjike”. Ai rikthehet per here te katert ne festival me nje balade R&B, e cila flet per nje dashuri te humbur. Ndonese kenga e tij eshte nje balade ndarjeje, vete kengetari ka pohuar se eshte ne nje marredhenie te lumtur dashurie.

Pyetjet ne pentagramin e tij kishin te benin me situata te ndryshme, te cilat u lidhen jo vetem me perjetimin e tij, por edhe me menyren se si ai I mendon situatat. Pyetja e pare ishte ajo qe vendosi ne siklet Lorenc Hasramen. Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen e papritur:

“Do te mbeshtilleshe nje vajze vetem nese?”

Me humor Lorenc Hasrama u pergjigj:

“Vetem nese me jep leje partnerja.”

Nder vite ai eshte njohur per natyren capkene, por me c’duket zemra e tij e ka gjetur stacionin e lumturise. Para disa kohesh Hasrama tronditi showbizin, ku u ngriten pikepyetjet per nje lidhje te mundshme mes tij dhe bukuroshes Kejsi Medini, por vete Lorenci e rrezoi kete hipoteze duke na prezantuar te dashuren e tij, me te cilen ndan ditet, i dashuruar.