Luixhino Hala shpëton Fifin nga incidenti I sikletshëm

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Kenga Magjike eshte nje magnet jo vetem per kenge me cilesi te standarteve boterore, por edhe per kengetare te cilet meritojne te kene statusin “hitmaker” e nder keta emra eshte dhe kantautorja FIFI, e cila vit pas viti shton gamen e hiteve ne repertorin e saj. Ne nje perllogaritje ne platformen “Youtube” vetem me kenget pjesemarrese ne “Kenga Magjike”, FIFI shenon plot 96 milion shikime, ku kenget e saj si “Zhurme”, “Psikopatja jote”, “Marova”, etj…mbeten nje vule e rendesishme e krijimtarise se saj. “Jeta jem” shenon pjesemarren e gjashte te kantautores ne festivalin magjik.

Intervistat e saj jane te rralla, ndonese ne platforma virtuale ajo shpesh reagon per tema te ndryshme, ndaj ne pentagramin magjik me pyetjet e drejtuara nga Ardit Gjebrea, Fifi dha pergjigje ekskluzive. Si rrallehere FIFI rrefeu per telespektatoret nje incident te sikletshem qe dikur i pat’ ndodhur ne skene. Ajo tregoi se ne nje nga club-et ku kendonte muzike Live para disa vitesh, i ra veshja nga pjesa e bustit. Fatmiresisht prane saj u gjend balerini Luixhino Hala, i cili improvizoi duke mbrojtur imazhin e FIFIT.