Nje kusht nga partneri i saj? Rozana Radi jep pergjigjen ikonike.

Facebook
Twitter
WhatsApp

Ekskluzivisht ne javen e peste te konkurrimit eshte rikthyer kampionia e vitit 2016, ne “Kenga Magjike”, Rozana Radi. Si asnjehere me pare ajo vjen me nje duet me natyre nderkombetare, ku bashkohet kultura shqiptare me kulturen greke. “Akoma” titullohet materiali I saj me I ri muzikor, ne bashkepunim me kengetarin nga Greqia Sany Dimitri.

Pyetjet drejtuar nga Ardit Gjebrea, kishin te benin me kepucet, duke qene se si Sany, si Rozana, prej jetes artistike, jane te detyruar te kene nje numer te konsiderueshem ne garderoben e tyre. Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen: “Nese partneri yt do te kishte nje kusht; Do mi veshesh dhe do mi heqesh cdo here kepucet sa here te kthehem nga puna, a do e beje?”

Te gjithe jemi mesuar ta shohim Rozana Radin si artisten moderne, e cila ka thyer tabu nder vitet e karrieres se saj, por asnjehere nuk na ka shkuar nder mend ta portretizojme Rozanen si nje nuse tradicionale. Natyra e saj pa doreza u pergjigj, duke na lene te kuptojme se si eshte ndertuar marredhenia e kengetares me partnerin e saj. Specifikisht Radi u shpreh: “Do ta beja patjeter, nese edhe ai do ta bente kete gje me kepucet e mia.”

Ekskluzivisht per “Kenga Magjike”, Rozana Radi zbuloi kushtin e vetem qe ajo ka me partnerin e saj ne marredhenie, duke dhene nje mesazh per te gjithe ciftet:
“Jeto dhe me ler te jetoj.”