Ronela Hajati do të këndojë në dasmën e ish partnerit.

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Skena magjike e këtij edicioni do të mbledhë shumë artistë të gjeneratave dhe brezave të ndryshëm. Një ndër ta është dhe këngëtarja shumë e dashur nga publiku Ronela Hajati. “Labirint” është kënga e cila riktheu Hajatin në skenën magjike pas 6 vitesh, e brenda 5 ditësh kënga ka rrëmbyer rreth 1 milion klikime.

Vlen të përmendim se “Labirint” është ndër baladat e rralla që ka Ronela në repertorin e saj.

Ndër vite ajo është përfolur për historitë e saj rozë me disa personazhe publikë të fushës artistike. Pyetjet në intervistën e saj me producentin Ardit Gjebrea, kishin të bënin me lidhjet e dashurisë dhe specifikisht me dasmën. Ndër vite këngët e saj kanë pasur tema dashurie, ku nga gjuha e përdorur mund të themi se shumica duken dedikime.

Në pentagramin e pyetjeve të saj, u shpalos pyetja: “Nëse do të ishe e ftuar në dasmën e ish-it tënd, cilën këngë do këndoje?”

Këngëtarja nuk vonoi aspak përgjigjen duke na zbuluar këngët të cilat do të shërbejë, si një urim për ish partnerin e saj. Në dasmën e ish-t, Ronela Hajati do të këndonte fillimisht këngën e saj “Vuj” dhe pasi të nxehej situata, do t’a mbyllte me “Do t’a luj”