Stivi Ushe, në një avenurë të zjarrtë me një vajzë armene?

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Stivi Ushe është kantautori, i cili nisi javën e dytë të konkurrimit me baladën e tij “MIA”; një këngë dashurie për plagët e zemrës. Stivi rivjen për të tretin vit në “Kënga Magjike”, por me një diferencë të madhe.

Këtë edicion ai konkurron si një artist i kategorisë “BIG”, krahas emrave të mëdhenj, të cilët do të zbulohen gradualisht çdo javë në Instagramin zyrtar të “Kënga Magjike”, kengamagjikeofficial.

Duke qenë se Stivi i krijon vetë këngët që interpreton, lihet vend për dyshime nëse keto te fundit janë dedikime, e specifikisht “Mia”.

Pyetjet gjatë intervistës me Ardit Gjebrean, kishin të bënin me udhëtimet. Në Instagram, këngëtari promovon shpesh vendet, apo udhëtimet, e tij. Stiv tregoi se kujtimet më të zjarrta i kishte përjetuar në Amsterdam, e në këtë moment situata u bë pikante.

Për Stivin erdhi pyetja: “Nga cila nënshtetësi do të dojë të ishte vajza që do trokiste në suitën e krocierës tënde?”

Askush nuk e priste përgjigjen e Stivit, por me sa duket konkurrenti u tregua shumë i qartë. Ai tregoi se do të donte që në suitën e tij, të kishtë një vajze armene.

A mos vallë edhe kënga “MIA” është dedikim për një vajzë armene…?