Era Rusi mund te quhet, si nje nder pioneret e “Kenga Magjike”, vete historiku i karrieres se saj, lidhet ngushte me historikun e festivalit magjik. Ne edicionin e pare te “Kenga Magjike”, ne vitin 1999, ajo ishte vetem 13 vjec kur interpretoi kengen “Lotet e engjellit”. Nga “lindja” e festivalit, deri ne edicionin e 24-t, Era Rusi numeron plot 11 pjesemarrje, duke lene nje kontribut te vecante ne festivalin e muzikes moderne shqiptare. Kete vit Rusi vjen me nje kenge dance, titulluar “Vetem shko”.
Nder vite ajo eshte pefolur jo vetem per karrieren e saj, por edhe per jeten personale. Tashme vlen te thuhet se ajo eshte e permbushur si nga aspekti profesional, njejte dhe nga ai personal. Enkas per “Kenga Magjike” ne intervisten me Ardit Gjebrean, ajo foli me shume se asnjehere per marredhenien e saj te dashurise, duke ditur “t’i beje balle” pyetjeve ngacmuese te pentagramit te saj.
Era Rusi tregoi se nuk eshte xheloze ne marredhenien e saj, duke lene te nenkuptohet se nuk eshte pro marredhenieve toksike.
Pyetjes: “Ju kane dhuruar nje pakete relaksi cift, ty dhe partnerit tend, do zgjidhje nje cift vajzash masazhatore, apo djemsh?”, Era iu pergjigj:
“Do te zgjidhja dy masazhatore vajza, per te dy dhe nuk do behesha fare xheloze”. Nga ana tjeter ajo tregoi se nese do te ishte e kushtezuar per te zgjedhur, do te zgjidhte dashurine e sigurte dhe nje marredhenie te lumtur, ne vend te nje karriere te suksesshme me permasa nderkombetare. Nje partnere, si Era Rusi nuk mund ti thuhet “Vetem shko.”