“UNË KAM VETËM MAMIN.” Tiri Gjoci emcoionon me një dedikim për mamanë.

Facebook
Twitter
WhatsApp

Zeri i tij tashme prej vitesh eshte shoqeruesi I artdashesve shqiptare dhe te huaj, ne netet ku luhet muzike “LIVE”. Artisti, i cili solli nje emocion krejt ndryshe kete jave te 7-te te konkurrimit, ishte Tiri Gjoci. Ndryshe nga heret e tjera, ai vjen me nje dedikim per personin me te shtrenjte, mamane e tij, ku sigurisht cdokush do te gjeje veten perballe ketij dedikimi. “Mos ik o ma…!” eshte nje kenge emocionuese, e cila flet jo vetem per dashurine qe ka femija ndaj mamase, por edhe per lutjet qe te gjithe kemi per prinderit, ne momentet e fundit.

Ekskluzivisht Tiri Gjoci, zbuloi se perse zgjedh te vije me kete dedikim zemre per mamane e tij. Ai u shpreh se kishte vite, qe mamaja i kerkonte nje kenge dedikim. Mes emocionesh ai zbuloi se ka vetem mamane nga prinderit. Specifikisht ai u shpreh:

“Mamaja ime eshte shendosh e mire, por ne nje moment reflektimi cdokush ndalon dhe reflekton se nuk do jemi nje dite.”

Ndaj le te vije ky reflektim, si nje moment dhe thirrje, per t’i dashur prinderit dhe per t’i gezuar per aq sa jane fizikisht ne kete jete.