24 vite midis pjesëmarrjeve të saj në “Këngën Magjike”, Liljana Kondakçi shpreh ‘keqardhjen’: Sa keq që…

Pas 24 vitesh, Liljana Kondakçi rikthehet në “Këngën Magjike” me të njëjtin emocion, sharm dhe aureolë artisteje që e ka shoqëruar përgjatë dekadave të saj nën dritat e skenës. Ajo ka një nga zërat më të paharrueshëm, por sot Inteligjenca Artificiale po i riprodhon në një formë të frikshme.

Në hapësirën e dedikuar festivalit në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Kondakçi tregon sesi e pret ajo këtë zhvillim të ri të epokës teknologjike. Por pavarësisht çfarë risish vijnë apo sa kohë kalon, për këngëtaren nuk ka aspak rëndësi…

Ardit Gjebrea: Sot bota është komplikuar nga Inteligjenca Artificiale, robotët po zëvendësojnë njerëzit… ti sa e futur je brenda kësaj vorbulle, apo i qëndron larg dhe vijon jetën bio?

Liljana Kondakçi: Për mua s’ekzistojnë fare, vetëm bio.

Ardit Gjebrea: Po në qoftë se Inteligjenca Artificiale do të imitonte zërin tënd një ditë, do ta pranoje apo zëri yt më mirë t’i mbetet historisë?

Liljana Kondakçi: Më bukur do të ishte kështu, sigurisht, por s’i ndalojmë dot.

Ardit Gjebrea: Nga xhaketa e kuqe te palltoja në “1 janar”, për çfarë thua në gjithë këtë kalim vitesh sa keq që…

Liljana Kondakçi: Sa keq që po kalojnë këto vite, pavarësisht se unë s’i ndiej fare.