Një performancë speciale, Kaliopi dhuron emocione në “Këngën Magjike”!

Në 25 vite, artistët ndërkombëtarë që kanë qenë të ftuar ose si anëtarë jurie në “Këngën Magjike” janë shprehur se janë ndier si në shtëpi.

Këtë herë, festivali magjik ka mirëpritur tre anëtarë të huaj jurie, midis tyre edhe ikona e muzikës maqedonase, Kaliopi.

Ajo debutoi si kompozitore në muzikën shqiptare në vitin 2005 dhe u bë një mike shumë e mirë e artistëve. Ka sjellë gjithnjë art në çdo moment të karrierës, është duartrokitur nga skena europiane dhe në këtë edicion të 25-të të festivalit, Kaliopi lë pak karrigen e anëtares së jurisë për t’u ngjitur në skenën e Pallatit të Koncerteve si një divë, për të kënduar.