Vendimi surprizë, ndryshon numri i finalistëve! Anna Gjebrea bind Arditin dhe jurinë

Ndër 40 konkurrentë të kategorisë “New Artist”, jurisë së “Këngës Magjike” i është dashur të përzgjedhë 14 prej tyre që do të vijojnë konkurrimin në netët finale. Një detyrë e vështirë pasi të rinjtë ia kanë dalë të sjellin materiale të mira, me rryma të ndryshme duke ndryshuar rregullat.

Deri në këtë moment, siç bëri të ditur edhe më herët Ardit Gjebrea, edhe produksioni i festivalit ka ndjekur votimin. Produksioni kujdeset për ekuilibrin mes pjesëmarrjes së artistëve të rinj e “Big”, por në këtë pikë, janë plot 28 konkurrentë “New Artist” të votuar nga juria që thyejnë të gjitha parashikimet.

Ardit Gjebrea i drejtohet Anna-s që ka kërkuar vazhdimisht ndryshimin e numrit 14 dhe përpiqet t’ia mbushë mendjen të atit siç bëjnë të gjitha vajzat.

Ardit Gjebrea: Atëherë, si mendon?

Anna Gjebrea: Unë mendoj 18.

Ardit Gjebrea: Kush je ti?

Anna Gjebrea: Unë jam vajza jote.

Ardit Gjebrea: Atëherë, të mësohemi që duhet luajtur karta e fundit. Cila është karta e fundit? Vendimi i të gjithëve, vendimi i përbashkët është juria, jemi ne të dy, por janë edhe ata të cilët punojnë pafund për festivalin, që dinë çdo gjë për të, kujdesen, organizojnë dhe që në fund të ditës, edhe vendosin, ndaj te regjia unë do të kërkoja ndihmën e produksionit, pjesa tjetër, që do të na japë një numër.

Nga regjia në studion e Tv Klan, Aldon Lipe konfirmon fillimisht se numri duhet përgjysmuar duke shkuar në 14. Me ngulmimin e jurisë që do i duhet të ripërzgjedhë dhe e ka të pamundur, arrihet një kompromis.

“Shumica e pjesës së mbetur të stafit janë te numri…18!”, thotë regjisori duke pranuar versionin e Anna-s.

Jurisë i mbetet të skualifikojë 10 këngë, vendimin për të cilat do ta marrë në prapaskenë.