Kupa e parë e mbrëmjes, Liljana Kondakçi merr çmimin e veçantë

Në 25-vjetorin e “Këngës Magjike” janë rikthyer zërat e artë. Liljana Kondakçi është një prej ikonave që këtë vit konkurron me këngën “1 janar” në festivalin magjik. Ajo është rikthyer pas 24 vitesh dhe i ka bërë 10 vite mungese në skenë të duken sikur s’kanë ndodhur kurrë.

Sapo ajo përfundon performancën e natës finale, Ardit Gjebrea i dorëzon një kupë të veçantë, posaçërisht për magjinë e zërit të saj dhe kontributit në muzikë.

Ardit GjebreaE dashur Liljana! Pjesëmarrja jote në këtë festival nuk mund të kalojë kështu si diçka e zakonshme dhe është nder për ne të të kemi në një festival ku magjinë dhe vlerën e jepni, por veçanërisht kontributi yt është prekja e klasit dhe njëkohësisht e dëshmisë së artistit të përgjithmonshëm, ndaj më lejo të të jap kupën e Kontributit të Çmuar dhe mirënjohjen tonë për karrierën tënde artistike!

Liljana Kondakçi: Në radhë të parë, edhe unë i jam shumë mirënjohëse Arditit sepse ai ma bëri ftesën për të kënduar në këtë festival dhe unë me kënaqësi e pranova. Faleminderit! Faleminderit ju që keni një jetë që më duartrokisni dhe jeni bërë pjesë e jetës sime!