Mirënjohje për Gaetano Castelli! Mjeshtri i skenografisë zbulon dëshirën e Pippo Baudo për Gjebrean

Skenografia magjepsëse e “Këngës Magjike” kurohet prej vitesh me vëmendjen dhe kujdesin më të madh nga mendja brilante e Gaetano Castelli. Për 17 vite, ai ka ditur mjeshtërisht si të harmonizojë çdo element për të krijuar një skenë gjithnjë e më madhështore vit pas viti.

Në këtë 25-vjetor, mjeshtri i magjisë së skenës nderohet me një mirënjohje të veçantë në skenën e Pallatit të Koncerteve, që edhe këtë edicion është krijuar prej tij.

Ardit Gjebrea: Maestro i dashur! Më lejo që në këtë përvjetor të 25-të t’ju shpreh mirënjohjen e thellë për bashkëpunimit tonë. Ju i jepni magji paraqitjes së këtij festivali!

Gaetano Castelli: Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Ju e dini që Pippo ju donte shumë dhe donte të bënte një program me ju. Me ty filluam para 20 vitesh gati, paralelisht me Sanremo. Je i madh! Për mua dhe Pippo më thoshte që ai është shumë i aftë dhe ti gjithmonë me emocione, vajza juaj që e pashë duke lindur dhe tani është bërë një vajzë e bukur.

Ardit Gjebrea: Kjo është një mirënjohje që i jepet mjeshtrit të skenografisë Gaetano Castelli për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skenografinë e festivalit “Kënga Magjike” në 17 vite!