Një dashuri e re në jetën e tij? Stine tregon të vërtetën.

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Stine është “hitmaker-i”, që prej 20 vitesh ka sjellë rryma të ndryshme muzikore. Hitet e tij si “Lady, lady”, “Ishe ti”, “Cifti simpatik”, “Mos më thuaj jo”, etj…kanë shoqëruar të dashuruarit në etapa të ndryshme të jetës.

Stine shënon pjesëmarrjen e tij të 6-të në “Kënga Magjike” me këngën “E treta, e vërteta”, e cila po pritet mjaft mirë nga publiku dhe fansat e tij.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka qenë një libër i hapur sa i përket jetës personale, ku prej vitesh është e ndan zemrën me partneren e tij Grazia, ndonëse në studion e “E Diela Shqiptare” nuk munguan provokimet.

Ardit Gjebrea: Në rast se në jetën tënde do të hapje vetëm një derë, cila do të ishtë dhe psë? Dera e një dhome hoteli, e spitalit, apo e Bankës së Shqipërisë?

Stine: Dy të parat s’më duhen se me dashurinë jam në rregull.

Ardit Gjebrea: Nuk do doje të hapje një derë hoteli?

Stine: Jam i dashuruar, kam nuse në shtëpi.

Pyetja e rradhës, e cila vendosi në siklet këngëtarin ishte :

“Sa kopje ka celësi i dashurisë tënde?”, e për të vazhduar lojën ngacmuese Ardit Gjebrea: “Dy dashuri i di unë dhe gjithë Shqipëria.”

Stine u përgjigj se dashuria e kësaj here, pra me Grazian, është e treta, e vërteta.

Ndaj historisë së thashethemnajave, i vendoset pika mbi I, Stine është i dashuruar marrëzisht pas partneres së tij.