Dylan: Çmendem nga….

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Këngëtari, i cili nisi konkurimin në javën e parë të kategorisë BIG, ishte këngëtari Dylan. Ai u rikthye pas 5 vitesh në “Kënga Magjike”. Kënga e tij “FRON”, flet për lëndimin nga një dashuri e përfunduar.

Rikujtojmë se artisti me vokalin e vecantë, gjithmonë i ka kënduar dashurisë, herë, me romanticitet, e herë me rebelizëm. Ai është shumë i rezervuar sa i përket jetës private, por në intervistën ekskluzive me Ardit Gjebrean, Dylan na la të kuptojmë dicka, sa i përket ndjesive të tij.

Në pentagramin me notat, të cilat fshehin pyetje, njëra ndër pyetjet për Dylan ishte:

“E kuqja tërbon demin, ty cfarë të tërbon?”

Këngëtari u step përballë pyetjes provokuese, por përgjigjja e tij na la gojëhapur. Dylan u shpreh:

“Patjetër që tërbohem nga puthjet.”

Ende nuk dimë se me kë ka rënë në dashuri Dylan, por një gjë është pak, por e sigurt. Kënga e tij “Fron” duke që është interpretuar me shpirt.