Kush çmendet pas aromës së Jasmina Dervishit?

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Jasmina Dervishi dhuroi një performancë elektrizuese me këngën e saj “Fantazi”, një këngë me influenca techno-pop. Kujtojmë se në vitin 2022, në bazë të vendimit të jurisë, Jasmina kaloi automatikisht në kategorinë BIG.

Në diferencë nga edicioni i kaluar, ku erdhi me një temë sociale për dhunën në familje, këtë vit, ajo vjen e freskët me një tekst dashurie.

Pyetjet në pentagramin e intervistës me Ardit Gjebrean, kishin të bënin me lulet, duke qenë se emri i saj i përket lules së jaseminës.

Theksojmë se jasemina, shquhet si një lule me shumë aromë, ndaj përballë këngëtares u gjend pyetja: “Kush çmendet për aromën tënde?”

Me shumë humor Jasmina përdori përgjigjen “klishe”, që përdor një vajzë e dashuruar: -“Mami dhe babi…”

Duke qenë se intervista e saj lidhej me lulet, nuk kishte si të mungonte lulja e kaktusit. Sa i përket pyetjes se kujt do t’i dhuronte një kaktus, Jasmina habiti me përgjigjen e saj:
-“Do t’i dhuroja një kaktus vetes që të më kujtojë ku jam, ku isha dhe se ku do jem.”