Kush e ka magjepsur Aurel Thëllimin?

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Aurel Thëllimi është artisti, i cili ri-vjen në “Kënga Magjike”, me ritëm dhe energji pozitive. Pjesëmarrja e tij e parë në festival, ka qenë në vitin 2000, në edicionin e dytë të festivalit, me një baladë për një dashuri të vrarë. Pas 24 vitesh, ai vjen me ritëm me këngën “Hajde!”

Aureli shpesh njihet për natyrën e ciltër dhe humorin që e karakterizon. Nëpër intervista të ndryshme, ai ka shprehur se është bashkëshort i lumtur dhe baba i një djali. Vlen të theksohet se aktiviteti I tij artistik ndahet mes skenës së muzikës live dhe operas.

Pentagrami i pyetjeve të tij, kishte lidhje me detin dhe pyetja e parë, e cila u gjend përballë artistit ishte: “Në kujtimet e tua, cila sirenë të ka magjepsur kur ka dalë nga deti?”

Këngëtari ndryshe nga herët e tjera zgjodhi të ndante një kujtim nga vitet e para në karrierë. Aktiviteti i tij ka nisur në Korcë, ku është rritur mes artistëve të tjerë. Lidhur me pyetjen drejtuar nga Ardit Gjebrea, Aureli u përgjigj: “Gjithmonë më ka mahnitur Lindita Theodhori me prezencën e saj.” E sa i përket “sirenave” Aureli me shumë humor u përgjigj: “Kemi parë plot.”

Ndonëse këngëtari mund të jetë mahnitur nga shumë vajza, apo gra, në rininë e tij, ai nuk ngurron së publikuari dashurinë që ka për bashkëshorten e tij, në media sociale.