Për çfarë kërkoi falje Kamela Islamaj në “Kënga Magjike”?

Facebook
Twitter
WhatsApp

Ajo është një ndër artistet me të dashura në botën e muzikës live. Ndër vite është vlerësuar, si një ndër zërat më të dashur dhe më të parapëlqyer. Numëron shumë pjesëmarrje në festivale të ndryshme, por kjo është hera e saj e parë në “Kënga Magjike”. Kamela konkurron me një këngë simfonike, duke sjellë risi për tregun shqiptar. Kënga titullohet “N’pasqyrë” dhe flet për dashurinë që duhet t’I falim vetes dhe gjysmës përballë.

Jo pa shkak edhe pyetjet e saj kishin të bënin me pasqyrën. Tashmë Kamela do të gjendet përballë pasqyrës, si një vajzë e rritur. Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen: “Nëse do të kishe në dorë pasqyrën e vetes tënde, për cfarë do t’i thoje më fal, e për cfarë do t’i thoje të dua?”

Sigurisht që kur pyetja kthehet ndaj vetes, askush nuk e ka të lehtë të përgjigjet, por ekskluzivisht në skenën magjike, Kamela Islamaj i kërkoi falje vetes, pasi ndër vite është treguar shumë e ashpër dhe që herë pas herë i ka mohuar vetes disa mundësi të rëndësishme.

E patjetër që kur ka një falje, ka edhe një të dua pas. Kamela Islamaj u shpreh: “Do t’I them te dua, vetes sime të vogël, sepse me kryenecësinë, ke arritur të bësh gjëra të mëdha.”

Nësë dëgjoni “N’pasqyrë”, kujtohuni që t’a doni veten , e ky është mesazhi që Islamaj përcolli për herë të parë në skenën magjike.