Kamela Islamaj zbulon për herë të parë pasigurine e saj

Facebook
Twitter
WhatsApp

Ajo është një ndër artistet me të dashura në botën e muzikës live. Ndër vite është vlerësuar, si një ndër zërat më të dashur dhe më të parapëlqyer. Numëron shumë pjesëmarrje në festivale të ndryshme, por kjo është hera e saj e parë në “Kënga Magjike”. Kamela konkurron me një këngë simfonike, duke sjellë risi për tregun shqiptar. Kënga titullohet “N’pasqyrë” dhe flet për dashurinë që duhet t’I falim vetes dhe gjysmës përballë.

Jo pa shkak edhe pyetjet e saj kishin të bënin me pasqyrën. Tashmë Kamela do të gjendet përballë pasqyrës, si një vajzë e rritur. Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen: “Nësë shikon veten në një dhomë me pasqyra, cilën pjesë të trupit do evitoje t’a shihje?”

Ekskluzivisht për herë të parë, Kamela ndonëse një natyrë hermetike na zbuloi një nga pasiguritë e saj më të medha. Islamaj u përgjigj: “Po j’ua them sot. Një nga gjërat që unë kam më inat në trupin tim, janë këmbët e mia, nuk më pëlqejnë ndaj nuk do doja t’I shihja në pasqyrë.”