Afër dhe larg, “kilometrat” që mundojnë Martina Serreqin

Play Video

Ajo është një nga artistet që është rritur në skenën e “Këngës Magjike”. Pas debutimit në vitin 2021 me këngën “Hana”, vajza çapkëne do të ishte një yll shkodran në ngjitje. Martina Serreqi solli vitin e shkuar “Çka thotë për mu” dhe nuk mungon as në 25-vjetorin e festivalit.

Në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo hyn si një artiste e rritur tashmë, por edhe si një vajzë që ka kaluar disa përjetime të rëndësishme.

Ardit Gjebrea: Dashuria për ty është thjesht një tekst kënge apo pse jo, edhe përjetim personal?

Marina Serreqi: Edhe personal.

Ardit Gjebrea: U rrite?

Marina Serreqi: U rrita.

Ardit Gjebrea: A do të pranoje të ishe në një dashuri toksike ose çfarë e bën një dashuri toksike?

Marina Serreqi: Nuk do të pranoja. Në fakt, do të jepja një mesazh për të gjitha vajzat dhe djemtë se nuk ka vetëm çuna toksikë, ka edhe goca toksike, mos t’i përjashtojmë edhe çunat, por mos rrini në një lidhje, marrëdhënie, qoftë ajo shoqërore ose dashurie që nuk të jep respekt.

Ardit Gjebrea: Sa mesazh i bukur! Vijmë te kënga jote që është…

Marina Serreqi: “Kilometra.”

Ardit Gjebrea: Ç’do të thotë?

Marina Serreqi: “Kilometra” jo se e ke larg personin se është unë në Shkodër, ai në Tiranë për shembull, por e ke afër por prapë e ndien larg shpirtërisht, emocionalisht.