Anna Gjebrea nuk lë më sekrete, zbulon të fshehtën e javës së ardhshme të “Këngës Magjike”!

Play Video

Ndërsa anëtarja misterioze vlerëson nga prapaskena gjithçka ndodh në “Këngën Magjike” duke mos zbuluar ende identitetin e saj, në skenën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, surprizat po shpalosen puntatë pas puntate. Edhe pse pak ‘e kundërshtuar’ nga Ardit Gjebrea, Anna, e cila e di mirë se në rrjetet sociale asgjë s’mbetet e fshehtë, zbulon të fshehtën e javës së ardhshme.

Anna Gjebrea: Unë do të jem së bashku me energjinë “New Artist”, me Kelin,  Jonidën dhe anëtarët e kategorisë Big të cilët nuk do të jenë më tre!

Ardit Gjebrea: Filluam prapë ne? Mund të ruajmë ca sekrete? Mos i jep të gjitha!

Anna Gjebrea: Po nuk ka më sekrete o ba! Rrjetet sociale i tregojnë të gjitha para se ne të mendohemi dy herë! Pra javën e ardhshme kemi 4 “Big” dhe 5 “New Artist”!

Deri më tani, në kategorinë “Big” çdo javë kanë ardhur 3 artistë dhe për javën e ardhshme, shtohet edhe një tjetër pikëpyetje për emrat që do të na surprizojnë këtë edicion.