“Asnjëherë nuk e lë zemrën të shkretë”, për çfarë u lutet yjeve Loré

“Kënga Magjike 2024” e kurorëzoi Loré me çmimin “Best Neë Artist” duke vendosur një rekord të ri në festival. U duk se për këngëtaren yjet u ndezën lart, njësoj siç thoshte kënga e saj. Këtë vit, ajo rikthehet me të njëjtin zë të veçantë, por me një ritëm tjetër duke dëshmuar se është një kameleon i vërtetë.

Por duke u rikthyer në emocionet e fitores së vitit të shkuar, Loré ndan në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, përjetimet e asaj mbrëmjeje.

Ardit Gjebrea: Si të priti familja pasi fitove çmimin?

Loré: Unë i mora në telefon menjëherë pasi dola në prapaskenë, me kupë në dorë dhe vetëm kur dëgjoj një ‘bam’, më kishte rënë telefoni nga dora. Ishin super të emocionuar.

Ardit Gjebrea: Për çfarë u lutesh yjeve ti?

Loré: Që gjithmonë të bëj gjërat që dua në jetë, gjithmonë të bëj këtë që bëj, të merrem me muzikë, të merrem me art.

Ardit Gjebrea: Po punët e zemrës ç’thonë?

Loré: Në proces edhe punët e zemrës, si projektet edhe ato. Por asnjëherë nuk e lë zemrën të shkretë, gjithmonë të zënë me ndjenja, me tekste.