Befasohet Ardit Gjebrea, Anna merr situatën në dorë

Gjatë prezantimit të “New Artist” që do të kalojnë në netët finale të “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea ndau një episod me jurinë dhe publikun në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Teksa më herët i tha Anna-s se “është në provim”, duket se ajo po ia del ta tregojë se mund t’ia dalë fare mirë edhe në një skenë gjigante. Me veprimin e fundit, Anna tashmë po i merr vendimet vetë për të menaxhuar edhe një nga pikat më kritike, kohën televizive.

Ardit Gjebrea: Nuk di nëse vutë re diçka dhe unë duhet ta them. Ndërkohë që unë po bëhesha gati të merrja opinione të tjera, Anna futet dhe prezanton Ester Qëndron dhe unë e shoh. Vjen e më thotë te veshi “nëse do të marrësh opinione për çdo këngë, na shkon shumë gjatë, shiko kohën televizive.”

Jonida Maliqi: Ka të drejtë!