Muzika dhe skena duket se kanë qenë të parathëna për të që në momentin që ka lindur. Inis Neziri është vajza e dy muzikantëve, por këshillat e tyre e kanë mbajtur gjithnjë me këmbë në tokë, pavarësisht suksesit të saj.
Në “Këngën Magjike”, Inis vjen me “Në krahët e dikujt tjetër”. Por nëse kënga ka një lidhje të drejtpërdrejtë me të, ajo e zbulon në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Ardit Gjebrea: Cila është këshilla më me vlerë që të kanë dhënë prindërit për Inisin vajzë dhe për Inisin këngëtare?
Inis Neziri: Është gjithmonë e njëjta: rri me këmbë në tokë, e thjeshtë, vetëm lutju Zotit se çdo gjë do të realizohet.
Ardit Gjebrea: Ti a beson në dashuri?
Inis Neziri: Sigurisht.
Ardit Gjebrea: Për cilin motiv ti do të hidheshe në krahët e dikujt tjetër?
Inis Neziri: Për asnjë motiv.
Ardit Gjebrea: Po pse me këtë tekst atëherë?
Inis Neziri: Epo atëherë në krahët e dikujt, por dikujt tjetër jo.








